Sport

Mbappe me mesazh për tifozët e Real Madridit

 

Kylian Mbappe ka shprehur mirënjohjen e tij për tifozët e Real Madridit, pavarësisht se ka shpërfillur kampionët e La Ligës duke rinovuar kontratën me kampionin francez, PSG.

“Një mesazh për tifozët e Real Madridit. Dua të them faleminderit, pasi ata gjithmonë më kanë pranuar si një prej tyre. E kuptoj zhgënjimin e tyre dhe shpresoj që ata të kuptojnë se unë doja të qëndroja në shtetin tim”, deklaroi Mbappe.