Pasi nuk arriti ta bindë francezin Kylian Mbappe të transferohet në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi ka kthyer sytë nga një sulmues tjetër për sezonin e ri. Bëhet fjalë për Raheem Sterlingun e Manchester Cityt, ka raportuar “Daily Star” të martën.
Bëhet e ditur se Reali ka përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurosh për ta bindur Cityn në lirimin e Sterlingut. E ardhmja e sulmuesit 27-vjeçar te kampioni i Anglisë nuk është e sigurt, pasi klubi ende nuk i ka ofruar atij rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.
Sterling është pjesë e Cityt prej vitit 2015 dhe këtë edicion ka realizuar 17 gola e ka bërë nëntë asistime në 47 paraqitje.