Sport

Salernitana kërkon Cavanin

 

Skuadra e Salernitanas, që siguroi qëndrimin në Serie A në xhiron e fundit, po synon të bëjë një transferim të madh në afatin kalimtar të verës. Sipas së përditshmes “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Salernitanas po duan të sigurojnë shërbimet e sulmuesin Edinson Cavani.

35-vjeçarit muajin e ardhshëm i skadon kontrata me Manchester Unitedin dhe Salernitana tashmë ka bërë gati kontratën dyvjeçare për ta bindur Cavanin të rikthehet në Itali. Cavani ka luajtur për tri sezone në futbollin italian, te Palermo dhe Napoli përpara se të largohej në vitin 2013 te Paris Saint-Germaini. Ai iu bashkua Unitedit në vitin 2020, por ka pasur hapësirë të vogël në ekip për shkak edhe të lëndimeve të shpeshta.