Milani ka hapur bisedimet për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin Fikayo Tomori, raporton të martën gazetari italian, Fabrizio Romano.
Tomori është i lumtur në Milano, ndërsa raportohet se është i gatshëm ta vazhdojë kontratën deri në qershor të vitit 2027.
Mbrojtësi 24-vjeçar me kampionin e Italisë ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Ai pjesë e Milanit është që nga janari i vitit të kaluar, ndërsa në sezonin 2021/2022 ka shënuar një gol në 40 ndeshje.