Sport

De Bruyne konfirmon qëndrimin te City

 

Kevin de Bruyne ka thënë se nuk e ka në plan të largohet nga Manchester City, njofton “Daily Mail” të martën.

Ai ka thënë se është i lumtur te kampioni i Anglisë dhe do të mbetet pjesë e Cityt për një kohë të gjatë. “Kam qenë këtu për shtatë vjet. I dua të gjithë. Ky është ekipi im. Kam edhe tre vjet kontratë dhe patjetër që do të qëndroj. Nuk kam plane të tjera, do të vazhdoj këtu. Manchester City është ekipi im i zemrës”, ka thënë futbollisti belg, që me Cityn ka fituar katër tituj kampioni në Angli.