Sport

Bremeri mund ta përfaqësojë Italinë

 

Mbrojtësi brazilian, Gleison Bremer, mund të marrë ftesë nga përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, ka raportuar “La Gazzetta dello Sport” të martën. Me Bremerin, numri i lojtarëve brazilianë të natyralizuar që kanë luajtur për Italinë do të shkonte në pesë.

Gruaja e mbrojtësit të Torinos ka nisur procedurën e marrjes së shtetësisë italiane në muajt në vijim. Bremer është i gatshëm ta marrë vendimin që të bëhet pjesë e Italisë pas injorimit që i është bërë nga Brazili. Ai nuk ka luajtur për asnjë përfaqësuese në të kaluarën, ndërsa i duhet edhe pak muaj për ta fituar të drejtën të jetë pjesë e Italisë. Ai ka katër sezone te Torino. Vetëm një largim nga Italia në verë do t’ia pamundësonte të fitonte të drejtën të luante për Italinë, pasi duhet të jetojë pesë vjet për të plotësuar kushtet për t’u paraqitur për “Azzurrët”.