Goli i Berishës votohet më i miri nga tifozët në Ligën e Evropës
Goli i sulmuesit Mërgim Berisha është votuar si më i miri nga tifozët për sezonin 2021/22 të Ligës së Evropës, ka njoftuar UEFA të martën. Berisha ka shënuar një gol me akrobacion në fitoren e Fenerbahçes 3:0 në udhëtim te Antwerpi në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Evropës, të zhvilluar në nëntor të vitit të shkuar.
Në sondazhin e publikuar në sajtin e UEFA-s, tifozët e kanë zgjedhur golin e Berishës si më të mirën e sezonit të sapo-përfunduar të garës së nivelit të dytë evropiane për klubet.
Berisha ka lënë pas vetes Mirko Ivançiqin e Cërvena Zvezdës dhe Rafael Borren e Eintracht Frankfurtit.