Sport

Ramaj vazhdon kontratën deri në vitin 2027 me Eintracht Frankfurtin

 

Diant Ramaj e ka vazhduar deri në vitin 2027 kontratën me Eintracht Frankfurtin. Portieri i dytë i klubit të Bundesligës gjermane u transferua verën e vitit të kaluar nga Heidenheimi 1864.

Ai pati nënshkruar kontratë deri në vitin 2024, por klubi gjerman ia ka vazhduar kontratën deri në vitin 2027. Portieri 20-vjeçar debutoi në Bundesligë në vitin e tij të parë nën drejtimin e Jan Zimmermannit.