Sport

Duka e Cana urojnë të ketë festë të mërkurën në Tiranë

 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, uron të ketë festë të mërkurën në Tiranë, qytet ku do të luhet finalja e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feyenoordit. Ndeshja finale e Ligës së Konferencës do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë nga ora 21:00. Të martën është ekspozuar trofeu i Ligës së Konferencës në qendër të Tiranës. Kjo garë është niveli i tretë në kuadër të UEFA-s dhe është promovuar këtë edicion.

Ceremonia është organizuar në sheshin “Skënderbej”. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ambasadori shqiptar i finales së Ligës së Konferencës, Lorik Cana, dhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj. Presidenti i FSHF-së tha se kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme ndërkombëtare, e cila vjen në Shqipëri pas punës së madhe të bërë nga Federata dhe nga administrata e saj.