Sport

Jep dorëheqjen dhe kërkon falje trajneri zviceran që goditi lojtaren kosovare me gju

 

Ka dhënë dorëheqje një trajner zviceran i hendbollit që goditi lojtaren e tij me gju në pjesën e prapme të trupit. Bëhet fjalë për trajnerin Christian Mueller që ka goditur hendbollisten kosovare Merita Shabanaj.

Rasti, që është vlerësuar skandaloz nga mediat zvicerane, ka ndodhur të shtunën e kaluar në ndeshjen për promovim në elitën zvicerane, Olten – Herzogenbuchsee. Për veprimin skandaloz të trajnerit, që është edhe pjesë e rëndësishme e federatës zvicerane, ka shkruar edhe mediumi më i fuqishëm zviceran “Blick”.