Diego Simeone dëshiron që mbrojtësi i krahut të djathtë i Udineses, Nahuel Molina, të transferohet tek Atletico Madridi, ka raportuar të mërkurën “Sky Italia”.
Por, skuadra e Udineses mund ta lërë të lirë futbollistin 24-vjeçar në afatin kalimtar të verës, vetëm nëse në drejtim të “bardhezinjve” vjen oferta prej 30 milionë eurosh.
Atletico po synon që ta transferojë Molinan, por skuadra spanjolle duhet t’i bëjë dy apo tri shitje të lojtarëve për të ngritur fondet e mjaftueshme.
Argjentinasi që ka kontratë deri në vitin 2026 me Udinesen, në këtë edicion ka shënuar tetë gola dhe ka pesë asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.