Sport

Elneny synon ta mbyllë karrierën tek Arsenali

 

Reprezentuesi i Egjiptit, Mohamed Elneny, ka premtuar se do ta përfundojë karrierën tek Arsenali, pasi e vazhdoi kontratën me skuadrën nga Premier League të mërkurën.

29-vjeçari e ka mbuluar mjaft mirë pozitën e të lënduarit Thomas Partey, skuadër e cila luftoi shumë për vendin e katërt, por në fund përfundoi në pozitën e pestë në tabelë. “Mesfushori Mohamed Elneny ka vendosur të vazhdojë me ne. Elneny ka qenë një prej lojtarëve kyç të skuadrës, qëkur u transferua nga Baseli në vitin 2016. Ai ka 147 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola, ndërsa ka kontribuuar edhe me 10 asistime”, thuhet në njoftimin e Arsenalit të mërkurën.