Luka Donçiq ka shënuar 30 pikë, ndërsa Dallas Mavericks mban gjallë shpresën në plejofin e Konferencës së Perëndimit pasi mposhti skuadrën e Golden State Warriors.
Dallasi ishte duke u mposhtur me rezultatin 3:0 në serinë finale, por fitorja e fundit 119:109 do të bëjë që të zhvillohet edhe dueli i pestë.
Asnjë skuadër e ligës së basketbollit NBA në historinë 75-vjeçare, nuk ka arritur që ta përmbysë rezultatin 3:0 në seritë e plejofit.
Gjashtë basketbollistë të Dallasit e përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore.
Golden State Warriors është duke e kërkuar titullin e shtatë në ligën NBA, ndërsa Dallas Mavericks e ka fituar kampionatin vetëm një herë, në vitin 2011.