Sport

Berisha ftohet nga Norvegjia

 

Golashënuesi më i mirë i elitës së futbollit të Norvegjisë këtë sezon, Veton Berisha, është ftuar nga Përfaqësuesja e Norvegjisë për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin qershor.

28-vjeçari është golashënuesi më i mirë i rangut më të lartë të futbollit norvegjez me gjashtë gola dhe si rezultat i paraqitjeve të mira ka marrë thirrjen nga përzgjedhësi Stale Solbakken. Berisha ka edhe katër asistime në nëntë ndeshje të luajtura.