Sport

City në garë për Phillipsin

 

Manchester City është futur në garë për mesfushorin defensiv Kalvin Phillips, i cili po kërkohet edhe nga skuadrat e tjera angleze, ka raportuar BBC të mërkurën. Mësohet se City është i gatshëm t’i paguajë Leeds Unitedit dëmshpërblim deri në 50 milionë euro për Phillipsin.

Te City po e shohin Phillipsin si pasardhës të Fernandinhos, i cili do të largohet muajin e ardhshëm kur edhe i skadon kontrata.