Sport

Enrique zëvendëson Laporten me Llorenten

 

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrique, ka bërë një ndryshim në listën e tij të lojtarëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen muajin e ardhshëm.

Federata e Futbollit e Spanjës ka njoftuar të mërkurën se Enrique e ka ftuar mbrojtësin e Leeds Unitedit, Diego Llorenten, për ta zëvendësuar Aymeric Laporten e Manchester Cityt.