Sport

Salernitana kërkon edhe Arnautoviqin

 

Pas Edinson Cavanit, skuadra e Salernitanas po e synon edhe transferimin e sulmuesit tjetër, Marko Arnautoviq. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga “Calciomercato”. Mësohet se zyrtarët e Salernitanas po synojnë t’i bëjnë disa përforcime të mëdha për sezonin e ri, pasi kanë arritur ta sigurojnë mbetjen në Serie A.

Sikurse Cavani, edhe Arnautoviq te Salernitana mund të transferohet si lojtar i lirë.