Sport

Unitedi interesohet për portierin Mamardashvili

 

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për portierin Giorgi Mamarshvili, përcjell “Daily Mail” të mërkurën. Mësohet se Unitedi po bën gati ofertën për gjeorgjianin 21-vjeçar, i cili është pjesë e skuadrës së Valencias. Mamarshvili në fillim të këtij viti iu bashkua Valencias dhe në La Liga ka regjistruar 18 paraqitje.

Ai ka kontratë me Valencian deri në vitin 2024 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth dhjetë milionë euro.