Sport

Piolit i kthehet medalja e vjedhur

 

Trajnerit të Milanit, Stefano Piol, i është kthyer medalja e kampionit të Serie A, që i ishte vjedhur. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga “Calciomercato”. Piolit të dielën mbrëma i ishte vjedhur medalja e kampionit, e cila trajneri italian kishte kërkuar që t’i kthehej nëpërmjet rrjetit social.

Megjithatë, ishte policia në Reggio Emilia që ka arritur ta kapë hajnin, i cili ia kishte vjedhur medaljen Piolit, pasi e kishte postuar atë në Instagram me fjalët “Faleminderit Pioli”.