Liga e Konferencës: Roma fiton finalen e veçantë në Tiranë

Liga e Konferencës: Roma fiton finalen e veçantë në Tiranë
Me golin e shënuar në pjesën e parë, Roma ka fituar edicionin e parë të Ligës së Konferencës.
Roma, në finalen e luajtur të mërkurën në “Air Albania”, në Tiranë, mposhti Feyenoordin me rezultatin 1:0. Golin e fitores e shënoi Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.
Pjesë e Romës është edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla. Ai qëndroi në stol të mërkurën, por festoi me futbollistët e tjerë triumfin në Ligën e Konferencës.
Roma mbeti nga minuta e 17-të pa një prej lojtarëve kryesorë në ndeshjen finale. Për shkak të lëndimit, Henrikh Mkhitaryan u zëvendësua.
Në tribuna pati përplasje. Një tifozë i Romës është sulmuar nga disa tifozë të Feyenoordit në katin e dytë të tribunës së stadiumit “Air Albania”.
Incidente ka pasur edhe të martën dhe të mërkurën nëpër rrugët e Tiranës.
Liga e Konferencës: Roma mbyll me epërsi minimale pjesën e parë
Roma e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të finales së Ligës së Konferencës kundër Feyenoordit.
Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi Nicolo Zaniolo (32').
Ndeshja finale e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feyenoordit është duke u zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, para 20 mijë shikuesve.
Liga e Konferencës: Roma në epërsi
Nicolo Zaniolo ka kaluar në epërsi skuadrën e Romës. Ai e ndali topin me gjoks dhe me gjuajtje të saktë nga afërsia mposhti portierin e Feyenoordit.
Ai shënoi golin në minutën e 32-të.
Ndeshja finale e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feyenoordit është duke u zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.
GOLI:
Liga e Konferencës: Lëndohet Henrikh Mkhitaryan
Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka bërë zëvendësim të detyruar. Henrikh Mkhitaryan është zëvendësuar pas lëndimit të pësuar në minutën e 17-të.
Në vend të Mkhitaryanit është inkuadruar Sergio Oliveira.
Ndeshja finale e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feyenoordit, është duke u zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Aktualisht rezultati është baras, 0:0.
Përplasje mes tifozëve në “Air Albania”
Ndeshja finale e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feynoordit, në Tiranë, ka nisur me përleshje të madhe mes tifozëve në tribuna.
Në pjesën pas portës, ku janë vendosur ultrasit e Feyenoordit, ka nisur sherri i madh.
Në minutat e parë, holandezët po shfaqen më të zhurmshëm në finalen e Conference League.
Pamjet mund t’i shikoni këtu./Supersport
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Fulhami transferon portugezin Joao Palhinha

Liverpooli i ofron kontratë të re Gomezit

Erikseni pranon t'i bashkohet Unitedit

Ronaldo nuk paraqitet në stërvitje

Ashley Young vazhdon kontratën me Aston Villan

Man City transferon Phillipsin

Vendet e fundit për notarët Telaku e Beka

Telles afër largimit nga Unitedi

Humbje për taekwondistin Bajra

Majlinda pas sukseseve në karrigen e trajneres: Po mësoj nga më i miri në botë

Dembele ka vendosur të qëndrojë te Barcelona
