Kastriot Imeri është pranë kalimit te Fiorentina, ka raportuar sajti i afërt me klubin italian “firenzeviola.it” të enjten. Imeri është futbollisti i klubit zviceran, Servette. Raportohet se Fiorentina ka arritur marrëveshje në parim me lojtarin, ndërsa është në negociata edhe me klubin e Servettes.
“Negociatat janë duke u zhvilluar sa i përket shumës financiare. Klubi zviceran kërkon 6 milionë euro, ndërsa klubi italian ka ofruar 3 milionë plus bonuse që çojnë propozimin në rreth 4 milionë në total”, ka shkruar sajti italian.
21-vjeçari me Servetten ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Sezonin e mbylli me 11 gola dhe një asistim. Ai ka luajtur një ndeshje për përfaqësuesen A të Zvicrës.