Sport

Liverpooli e Reali gati për spektaklin e futbollit

 

Liverpooli i Juergen Kloppit po kërkon të mbyllë një edicion të jashtëzakonshëm duke u hakmarrë për humbjen e vitit 2018 ndaj Real Madridit, kur skuadrat takohen sërish në finalen e Ligës së Kampionëve në Paris, të shtunën. Por, gjiganti spanjoll synon triumfin e 14-të në Kupën Evropiane kur të dalë në fushën e stadiumit “Stade de France” në duelin që nis në orën 21:00.

Kjo është finalja e tretë e Championsit për Liverpoolin në pesë edicione. Pësoi humbjen 3:1 ndaj Realit në Kiev, kurse mundi Tottenhamin në Madrid një vit më vonë. Ekipi i Kloppit shihet si favorit për ta pushtuar për herën e shtatë Evropën. Suksesi të shtunën mbrëma do ta vendoste Liverpoolin në një nivel me Milanin, me vetëm Realin që e ka fituar më shpesh këtë trofe.