Real Madridi ka arritur marrëveshje me Monacon për mesfushorin Aurelien Tchouameni. Kështu ka raportuar “The Athletic” të martën.
Mësohet se për transferimin e Tchouamenit, Reali do t’i paguajë Monacos 100 milionë euro dëmshpërblim.
Pasi kanë arritur marrëveshje, klubet po punojnë në finalizimin e dokumenteve përpara se 22-vjeçari zyrtarisht të prezantohet te Reali.
Për kartonin e tij Reali ka mposhtur konkurrencën e fortë të Paris Saint-Germainit. Tchouameni me Realin do të firmosë kontratë pesëvjeçare.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.