Kastriot Imeri ka shënuar gol në barazimin që Përfaqësuesja e Zvicrës U21 e ka arritur në udhëtim te Moldavia e kësaj grupmoshe, 1:1.
Futbollisti i Servettes, Imeri, realizoi nga pika e penalltisë në minutën e pestë të ndeshjes.
Imeri e kompletoi ndeshjen, bashkë me portierin e Luganos, Amir Shaipi.
bankën rezervë te Zvicra U21 ishte Bledian Krasniqi i Zuerichut.
Ishte ndeshja e fundit e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023, që do të zhvillohet në Gjeorgji dhe Rumani në qershor e korrik të vitit tjetër.
Zvicra U21 e mbyll kampanjën kualifikuese në vendin e dytë me 23 pikë të grumbulluara.
Holanda e ka siguruar kualifikimin tutje si fitues i grupit.
Në Evropianin e të rinjve kualifikohen nëntë fituesit e grupeve, si dhe vendi i dytë më i mirë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.