3 perditesime
19:53

Maqedonia V. fiton thellë ndaj Gjibraltarit

Maqedonia e Veriut e ka fituar thellë në Shkup ndeshjen përballë Gjibraltarin. Katër golat e fitores, Maqedonia e Veriut i shënoi në pjesën e parë. Gjibraltari nuk arriti të shënoj asnjë gol në ndeshjen që u zhvillua të dielën në kuadër të grupit të katërt të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Golin e parë e shënoi Enis bardhi në minutën e katërt. Bojan Miovski shënoi dy golat e tjerë, në minutën e 14-të dhe të 16-të. Në golin e dytë, asistues ishte Bardhi. Darko Churlinov shënoi golin e katërt në minutën e 31-të. Bardhi dhe Ezgjan Alioski luajtën vetëm në pjesën e parë.

Në vend të Alioskit në fushë u inkuadrua Vakib Ethemi. Visar Musliu mbeti në stol.

18:49

Maqedonia V. në epërsi 4:0 pas pjesës së parë

Maqedonia e Veriut po e shkatërron Gjibraltarin në ndeshjen në Shkup. Pas pjesës së parë, Maqedonia V. udhëheq 4:0. Enis Bardhi shënoi golin e parë dhe asistoi në të dytin. Ishte Bojan Miovski që shënoi golin e dytë dhe të tretë për Maqedoninë e Veriut.

Golin e katërt e realizoi Darko Churlinov.

Bardhi është kapiten, ndërsa në krahun e majtë po paraqitet edhe Ezgjan Alioski. Ndeshja i takon Grupit 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

18:22

Maqedonia e Veriut në epërsi bindëse

Maqedonia e Veriut ka krijuar epërsi bindëse në 20 minutat e para.

Pas goli të shënuar nga Enis Bardhi në minutën e katërt, vendësit shënuan edhe dy herë tjera në ndeshjen që po zhvillohet në Shkup kundër Gjibraltarit.

Bojan Miovski shënoi dy golat e tjerë, në minutën e 14-të dhe të 16-të.

Në golin e dytë, asistues ishte Bardhi.

18:06

Bardhi shënon supergol ndaj Gjibraltarit

Enis Bardhi ka shënuar supergol kundër Gjibraltarit në Ligën e Kombeve.

Bardhi realizoi nga goditja e dënimit në minutën e katërt të ndeshjes, pas një gjuajtje të përkryer.

Maqedonia e Veriut bën pjesë në Grupin 4 të Ligës C. Në tri ndeshjet e para pati një fitore, një barazim e një disfatë.

Dueli që po zhvillohet në Shkup është i katërti.