Sport

Sulmuesi Zeka largohet nga Ballkani

 

Para tri javësh e vazhdoi kontratën edhe për një vit me Ballkanin, ndërsa të hënën sulmuesi Mevlan Zeka është larguar nga kampioni i Kosovës në futboll. Lajmin për largimin e Zekës, e ka konfirmuar edhe Ballkani në Facebook.

Sipas klubit, thuhet se shkëputja e marrëveshjes me Zekën ishte e dyanshme, pasi sulmuesi kërkonte minutazhë më të madhe në sezonin e ri.