1 perditesime
14:32

Gërvalla mbetet pa medalje

Albulena Gërvalla ka mbetur pa medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Ajo humbi në luftën për medalje të bronztë nga italiania, Veronica Brunori.

Karateistja Gërvalla u ndal në gjysmëfinale të kategorisë deri 55 kilogramë nga algjerianja Abouriche Louiza.

Në gjysmëfinale kaloi pas triumfit ndaj francezes, Assma Charif, kampione botë për U-21. Raundin e parë, Gërvalla e kaloi pa luftë. Në program sot janë edhe Elhami Shabani dhe Adelina Rama

13:08

Gërvalla do të luftojë për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare

Karateistja kosovare Albulena Gërvalla është ndalur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”.

Gërvalla u mposht në gjysmëfinale të kategorisë deri 55 kilogramë nga algjerianja Abouriche Louiza. Ajo do të luftojë për medalje të bronztë.

Siç ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, Gërvalla, në meçin gjysmëfinal mori një lëndim.

“Urojmë që mos ta pengojë për të garuar për të bronztën”, ka shkruar KOK-u.