Sport

Skuadrat kosovare kthehen në garat e FIBA-s pas dy sezonesh

 

Pas një mungese dyvjeçare, skuadrat elitare të basketbollit janë rikthyer në garat e FIBA-s, për sezonin 2022/23. E në edicionin e ri, tri skuadra elitare që të paraqiten në garat evropiane – Golden Eagle Ylli, Trepça dhe Sigal Prishtina. Kjo është hera e parë që elita e basketbollit kosovar do të përfaqësohet me numër kaq të madh të ekipeve në skenën evropiane. Ylli, si kampion i Kosovës, tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në raundin e parë kualifikues të Championsit, që është niveli i tretë i garave pas Euroligës dhe Eurocupit.

Për Yllin, kjo do të jetë hera e parë që do të luajë në Evropë, e në rast se nuk e kalon raundin e parë kualifikues, garimin do ta vazhdojë në FIBA EuroCup – niveli i katërt. Aplikim për pjesëmarrje në FIBA EuroCup kanë bërë edhe Trepça e Sigal Prishtina, gjë që është konfirmuar të mërkurën nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK). Edhe për Trepçën do të jetë hera e parë që do të paraqitet në garat e FIBA-s.