Sport

Danjuma drejt West Hamit

Arnaud Danjuma -
 

Sulmuesi i Villarrealit, Arnaut Danjuma, pritet që sezonin e ri të luajë në Premier League te skuadra e West Ham Unitedit. “Marca” ka njoftuar të enjten se West Hami është pajtuar të paguajë klauzolën e lirimit të 25-vjeçarit në vlerë prej 40 milionë eurosh.

Po ashtu, edhe Danjuma po dëshiron t’i bashkohet ekipit londinez pas paraqitjeve të mira që i pati sezonin e shkuar te Villarreali.