1 perditesime
14:14

Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën

Xhudisti kosovar Akil Gjakova është ndalur në gjysmëfinale të kategorisë deri 73 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Gjakova u mposht nga xhudisti algjerian Redouane Messaoud Dris, pas shtatë minutave luftë. Dris realizoi “Wazari”.

Gjakova do të luftojë për medalje të bronztë me italianin Manuel Lombardo. 

12:50

“Ippon” i bukur i Akil Gjakovës për fitoren e parë

Akil Gjakova ka arritur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Gjakova në çerekfinale të kategorisë deri 73 kilogramë e mposhti me “Ippon” grekun Michail Tsoutlasvili.

Në gjysmëfinale Gjakova do të përballet me xhudistin algjerian Redouane Messaoud Dris.
 

Dris në rundin e parë e mposhti xhudistin shqiptar Indrit Cullhaj.

Xhudo i solli të mërkurën Kosovës dy medalje nga Lojërat Mesdhetare. Distria Krasniqi mori të artën në kategorinë 52 kilogramë, ndërsa Flaka Loxha ishte e bronztë deri 57 kilogramë.