Sport

Bayerni refuzon ofertën e tretë të Barçës

 

Bayern Munichu e ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Barcelonës për Robert Lewandowskin, ka shkruar të enjten gazeta gjermane “Bild”.

Klubi nga Katalunja ofroi 40 milionë euro, plus 5 të tjera të garantuara për sulmuesin polak. Mësohet se Bayerni nuk po e mendon ta lërë të lirë futbollistin nën çmimin e 50 milionë eurove.