Fazliu siguron medalje në Lojërat Mesdhetare

Fazliu siguron medalje në Lojërat Mesdhetare
Laura Fazliu e ka siguruar medaljen në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Fazliu në gjysmëfinale të kategorisë deri 63 kilogramë mposhti xhudisten vendase Amina Belkadi, duke siguruar kështu së paku medaljen e argjendtë.
Përkrahja e madhe që pati xhudistja algjeriane nuk e shpërqëndroi xhudisten mitrovicase.
Fazliu realizoi “Wazari” 1:38 minuta pa baruar lufta. Në finale Laura do të përballet me spanjollen Cristina Perez Cabana.
Për Kosovën është medalja e tretë e siguruar nga xhudo në Lojërat Mesdhetare dhe e katërta në përgjithësi.
Të mërkurën Distria Krasniqi e fitoi të artën e Flaka Loxha të bronztën, ndërsa boksieri Shpejtim Bajoku siguroi së paku medaljen e bronztë me arritjen në gjysmëfinale në boks në kategorinë deri 63 kilogramë.
Laura Fazliu në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare
Laura Fazliu ka mposhtur kroaten Iva Oberan duke arritur kështu në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Fazliu, që garon në kategorinë deri 63 kilogramë, triumfoi me “Wazari”. Fazliu e realizoi hedhjen 4 sekonda pa mbaruar lufta.
Në gjysmëfinale ajo do të përballe me algjerianen Amina Belkadi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Juventusi e nis me fitore sezonin në Serie A

Liverpooli barazon në “Anfield” me Crystal Palacen

Basketbollistja amerikane apelon vendimin e gjykatës ruse

Morata dy gola në fitoren bindëse të Atleticos

Kishte thirrje “anti-Kosovë”, UEFA dënon Partizanin e Beogradit

1,6 euro bileta për ndeshjen Shkupi – Ballkani

Rrahmani e nis me fitore edicionin e ri në Serie A

Federata e Anglisë hap procedurë ndaj Tuchelit e Contes

Fillimi i furishëm i lojtarëve të larguar nga Ballkani

Pingpong: Zeqiri u paraqit mirë, por humbi në fund nga boshnjakja Meshetoviq
