Loriana e pandalshme, fiton të artën e tretë për Kosovën

Loriana e pandalshme, fiton të artën e tretë për Kosovën
Pjesëmarrja e xhudistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare është përmbyllur në mënyrë të shkëlqyeshme. Loriana Kuka ka garuar e fundit në Oran të Algjerisë dhe ka siguruar tjetër medalje të artë për Kosovën. 25-vjeçarja të premten doli kampione në kategorinë deri 78 kilogramë.
Për xhudistët kosovarë është medalja e tretë e artë në Lojërat Mesdhetare dhe e pesta gjithsej. Medalje të arta kanë fituar edhe Distria Krasniqi e Laura Fazliu, ndërsa Flaka Loxha e Akil Gjakova fituan medalje të bronzta. Të bronztë fitoi edhe boksieri Shpejtim Bajoku. Pra Kosova tani i ka gjashtë medalje kurse nuk pritet të fitojë të tjera.
Në finale të kategorisë deri 78 kilogramë, Loriana e mposhti francezen Chloe Buttigieg. Loriana ishte bartësja e dytë, ndërsa francezja bartësja e katërt. Ndaj saj, xhudistja kosovare fitoi në kohën shtesë me “Waza-ari”. Lufta ishte e fortë dhe thuajse e barabartë.
Loriana garimin e nisi prej çerekfinales. E mposhti fillimisht turken Nurcan Yilmaz. Ndaj saj fitoi me Ippon, duke realizuar mbërthim të suksesshëm. Me mbërthim fitoi edhe ndaj kroates Petrunjela Paviq, në gjysmëfinale. Por gjysmëfinalja ishte shumë më e fortë dhe shkoi në kohën shtesë. Loriana ishte vazhdimisht në aksion dhe në kërkim të hedhjes. Dhe në fund fitoi me Ippon.
Për Lorianën është medalja e parë që nga Kupa Evropiane në Sarajevë, e mbajtur më 12 shkurt. Ajo ka lëshuar disa gara, ndërsa pritet të jetë dukshëm më aktive në pjesën e dytë të vitit. Ndër të tjera do ta kërkojë edhe medaljen në Botëror.
Të premten ka garuar edhe Shpati Zekaj në kategorinë deri 100 kilogramë. Ai nisi me fitore ndaj italianit Enrico Bergamelli. Por në çerekfinale e kishte përballë bartësin e parë, serbin Aleksandar Kukolj. Ndaj tij u paraqit mirë, por jo mjaftueshëm për fitore. Në repesazh, Zekaj pësoi edhe nga kroati Marko Kumriq. Kështu nuk hyri në zonën e medaljeve dhe u rendit i shtati.
Kosova mori pjesë me tetë xhudistë në ngjarjen shumësportëshe. Pesë prej tyre fituan medalje. Kosova ka edhe dy vende të shtata me Zekajn dhe Erza Muminoviqin, ndërsa Arbër Kullashi mbeti pa plasman.
Xhudistët kanë tejkaluar numrin e medaljeve që i kishin fituar në “Tarragona 2018”. Në edicionin e kaluar të Lojërave Mesdhetare i kishin fituar katër medalje, prej tyre tri të arta. Ishin medaljet e vetme të Kosovës në debutim në Lojëra Mesdhetare. Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Akil Gjakova kishin fituar të arta, kurse Loriana Kuka të argjendtë. “Oran 2022” edhe njëherë ka dëshmuar se ekipi i Kosovës në xhudo po rritet e po ashtu po rriten sigurt edhe rezultatet e tij.
Vjen e gjashta, Loriana në finale
Loriana Kuka ka kaluar në finale të Lojërave Mesdhetare.
Xhudistja kosovare ka kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri 78 kilogramë kundër kroates Petrunjela Paviq.
Ndaj saj fitoi me Ippon, në kohën shtesë. Loriana ka dominuar plotësisht dhe vazhdimisht ka kërkuar hedhje. Fitoi me mbërthim.
Ajo kështu e ka siguruar medaljen e gjashtë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare.
Loriana Kuka kalon në gjysmëfinale me Ippon
Xhudistja Loriana Kuka është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”.
Kuka në kategorinë mbi 78 kilogramë në çerekfinale e mposhti pa telashe garuesen nga Turqia, Nurcan Yilmaz.
Kuka brenda një kohe të shkurtër triumfoi me Ippon për të kaluar në gjysmëfinale. Kuka në çerekfinale kaloi pa luftë.
Në gjysmëfinale, Kuka do të përballet me kroaten Petrunjela Paviq.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Ademi suspendon kontratën në Rusi, transferohet në Gjermani

Bardhi debuton me humbje te kampioni turk

Imeri me transferim rekord

Bodo/Glimt fiton ndeshjen e parë ndaj Dinamo Zagrebit

Rangers – PSV, dueli interesant mbyllet baras 2:2

Udogie prezantohet te Tottenhami
Pak minuta për Rashicën në fitoren e Norwichit

Përfundon Evropiani për notarët e Kosovës

Mundësit e Kosovës ndalen në luftërat e para në Botërorin U20

Te Young Boysi presin shumë nga Kastriot Imeri

FIFA anulon ndeshjen kualifikuese mes Brazilit e Argjentinës
