Sport

Loriana e pandalshme, fiton të artën e tretë për Kosovën

Loriana Kuka - xhudo
 

Pjesëmarrja e xhudistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare është përmbyllur në mënyrë të shkëlqyeshme. Loriana Kuka ka garuar e fundit në Oran të Algjerisë dhe ka siguruar tjetër medalje të artë për Kosovën. 25-vjeçarja të premten doli kampione në kategorinë deri 78 kilogramë.

Për xhudistët kosovarë është medalja e tretë e artë në Lojërat Mesdhetare dhe e pesta gjithsej. Medalje të arta kanë fituar edhe Distria Krasniqi e Laura Fazliu, ndërsa Flaka Loxha e Akil Gjakova fituan medalje të bronzta. Të bronztë fitoi edhe boksieri Shpejtim Bajoku. Pra Kosova tani i ka gjashtë medalje kurse nuk pritet të fitojë të tjera.