Sport

Jabeur në çerekfinale për herën e dytë rresht

Foto: AP
 

Bartësja e tretë e turneut të “Wimbledonit”, Ons Jabeur, nuk lejoi të mposhtej. Ajo i ruajti pesë “set-points”, dhe më pas fitoi ndaj Elise Mertensit me 2:0 në sete, 7:6 dhe 6:4, për të shkuar në çerekfinalen e dytë rresht.

Jabeur ani pse ishte duke humbur 6:3 në “tiebreak”, u kthye fuqishëm dhe e fitoi setin e parë.