Sport

Kessie kompleton kalimin te Barcelona

 

Franck Kessie e ka kompletuar kalimin të hënën te Barcelona. Ai ka kaluar te Barcelona si lojtar i lirë dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026.

Së fundit Kessie ishte te Milani, skuadër me të cilën fitoi titullin e kampionit. Barcelona ka bërë të ditur se Kessiet i është vënë 500 milionë euro klauzola e lirimit.