Sport

Ben Yedderi drejt Premier Leagues

 

Manchester United dhe Wolves janë të interesuar për sulmuesin e Monacos Wissam Ben Yedder, pretendon “Media Foot”.

Reprezentuesi francez është 31 vjeçar, por forma e tij është në nivel të lartë. Në sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Monacos. U rendi i dyti në ligën franceze me 25 gola.