Sulmuesi i Ballkanit, Meriton Korenica, beson se kampioni kosovar do të kalojë në raundin e dytë kualifikues të Championsit.
Ballkani luajti 1:1 me Zhalgirisin, në ndeshjen e parë të raundit të parë.
“Ka qenë kundërshtar i fortë. I kemi analizuar pikat e forta të kundërshtarit. Kemi pasur shumë shanse që është dashur t’i konkretizojmë me gol. Besoj që do të kalojmë në raundin tjetër të Championsit”, ka theksuar Korenica.
“Fati nuk ishte sonte me ne. Shpresoj që në ndeshjen tjetër të jetë. Kemi luajtur shumë shpejtë dhe kemi sulmuar vazhdimisht kundërshtarin”, ka shtuar Korenica.