3 perditesime
19:01

Drita mposhtet në Finlandë, kualifikimin e kërkon në “Fadil Vokrri”

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka krijuar disa raste por nuk ka konkretizuar asnjëherë. Dhe në fund është mposhtur nga skuadra finlandeze, Inter Turku.

Të mërkurën pasdite në Turku, Drita pësoi me rezultatin 1:0. Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshja e kthimit luhet më 12 korrik në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në atë ndeshje gjilanasit do ta kërkojnë avancimin në raundin e dytë kualifikues.

Por nuk do të jetë mision i lehtë për Dritën. Rezultati i ndeshjes së parë e dëshmon këtë.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Jussi Niska, shënoi golin e vetëm për Inter Turkun. Ai realizoi në minutën e 77-të me goditje me kokë nga afërsia. Në fakt pas një goditje dënimi, një lojtar i Turkut gjuajti nga zona. Portieri i Dritës, Faton Maloku, intervenoi. Nga topi i dëbuar nga Maloku përfitoi Niska që shënoi për 1:0.

Goditja e dënimit prej të cilës ra goli u shkaktua nga mbrojtësi i krahut të majtë, Ilir Blakçori. Ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua. Ndodhi kjo në minutën e 74-t.

Drita ka dominuar në fushë dhe ka krijuar më shumë raste. Por nuk ka realizuar. Blend Baftiu ishte në rast të mirë në fillim të ndeshjes, por nuk reagoi si duhet. Në pjesën e dytë, Besnik Krasniqit iu bllokua një goditje në minutën e 58-të. Ndërkohë Baftiu gjuajti jashtë në minutën e 66-të. I njëjti lojtar rrezikoi edhe në minutën e 83-të, por pa sukses.

Drita gjithsej ka krijuar tetë raste për gol, ndërsa finlandezët kishin vetëm tri raste.

Drita për herë të katërt po paraqitet në kupa evropiane.

18:46

Drita po pëson 1:0 në Finlandë

Inter Turku ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Dritës. Për 1:0 realizoi Jussi Niska në minutën e 77-të. Ai realizoi me goditje me kokë thuajse nga vija e portës, duke shfrytëzuar një top të dëbuar nga portieri Faton Maloku.

Maloku ndali një goditje, por topi mbeti afër portës dhe Niska nuk lëshoi rastin.

Drita në minutën e 74-t ka mbetur me një lojtar më pak. Ilir Blakçori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për një faul. Pikërisht prej asaj goditje dënimi ra goli.

17:55

Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Inter Turku – Drita

Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Inter Turkut dhe Dritës së Gjilanit. Ndeshja po luhet në Turku të Finlandës dhe është e para e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Drita nisi më mirë ndeshjen dhe krijoi disa raste. Por pa mundur të konkretizoi. Ndërkohë më pas forcat në terren u balancuan. Turku ka rrezikuar vetëm një herë, derisa Drita kishte dy tentime për gol.

16:12

Drita publikon formacionin për duelin ndaj Inter Turkut

Drita do ta luajë sot ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit do të jetë mysafir të Inter Turkut. Ky është takimi i parë i rrethit të parë kualifikues, kurse dueli i kthimit luhet pas një jave në Prishtinë.

Tashmë, Drita e ka publikuar edhe formacionin startues ndaj ekipit finlandez. Ndeshja nis në ora 17:00.

Formacioni: Faton Maloku, Besnik Krasniqi, Ilir Blakqori, Ardian Limani, Princ Balde, Rron Broja, Hamdi Namani, Blend Baftiu, Arbnor Muja, Almir Ajzeraj dhe Marko Simonovski.