Sport

Distria e argjendtë në Zagreb, pëson në finale nga më e mira në botë

 

Gara nuk ishte e nivelit superior, por kundërshtarja e fundit e Distria Krasniqit po. Xhudistja kosovare të premten ka fituar medaljen e argjendtë në garën Grand Prix të mbajtur në Zagreb. Ajo ka vazhduar serinë e garave të suksesshme.

Distria në finale u përball me xhudisten bindshëm më të mirë në botë, japonezen Uta Abe. U mposht me “Ippon”.