1 perditesime
12:50

Xhudisti Hyseni eliminohet në rrethin e dytë

Xhudisti Muharrem Hyseni është eliminuar në rundin e dytë në Festivalin Olimpik Evropian që po mbahet në Sllovaki.

Hyseni, që garon në kategorinë deri 66 kilogramë, është mposhtur në rundin e dytë nga turku Ibrahim Demirel me “Ippon”.

Në rrethin e parë e kishte mposhtur grekun Antonios Bintzamov.

11:41

Xhudisti Muharremi kalon rundin e parë në Festivalin Veror në Sllovaki

Xhudisti Muharrem Hyseni i ka nisur mbarë gara në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj që po mbahet në Sllovaki.

Ai e kaloi me sukses rundin e parë, pasi mposhti grekun, Antonios Bintamov, në kategorinë deri 66 kilogramë.