3 perditesime
22:00

Eliminohet Drita

Drita e Gjilanit është eliminuar të enjten mbrëma nga Liga e Konferencës.

Drita humbi nga Atwerpi i Belgjikës me rezultatin, 2:0. Golin e parë në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Prishtinë e shënoi kosovari Lindrit Krasniqi në minutën e 53-të.

Ai shënoi gol me kokë, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 97-të Michel-Ange Balikwisha. Për Dritën ishte pjesëmarrja e katërt në garat e UEFA-s.

21:15

Krasniqi shënon për epërsinë e Antwerpit përballë Dritës

Antwerpi është në epërsi kundër Dritës.

Golin e epërsisë së skuadrës belge e realizoi kosovari i talentuar, Laurit Krasniqi në minutën e 53-të.

Ndeshja kthyese është duke u zhvilluar në Prishtinë dhe i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

20:50

Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Drita – Antwerp

Është mbyllur pa gola pjesa e parë në mes të Dritës dhe Antwerpit të Belgjikës.

Ndeshja kthyese e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja e parë që u zhvillua javën e kaluar në Belgjikë përfundoi pa gola.

Drita në pjesën e parë pati raste më të mira për shënim, por nuk ia doli. Gol nuk arriti të shënoi as ekipi i udhëhequr nga trajneri holandez, Mark van Bommel.

18:54

Drita publikon formacionin për ndeshjen ndaj Antwerpit

Skuadra e Dritës ka publikuar formacionin për ndeshjen e kthimit kundër Antwerpit që i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Kjo ndeshje nis në orën 20:00 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka vendosur të paraqitet me përbërjen e njëjtë me të cilën luajti edhe në ndeshjen e parë në Belgjikë që u mbyll pa gola. Drita do të luajë me formacionin 4-3-3.

Në portë te Drita do të jetë Faton Maloku kurse mbrojtja përbëhet prej Besnik Krasniqit, Ardian Limanit, Prince Baldes e Ilir Blakçorit.

Mesfusha përbëhet nga Muharren Jashari, Rron Broja e Blend Baftiu, ndërsa qendërsulmuesi Marko Simonovski do të jetë i përkrahur nga krahët prej Almir Ajzerajt e Arbnor Mujës në fazën e sulmit.