Sport

Werneri kërkohet nga tri skuadra

 

Timo Werner do të largohet nga Chelsea. Sulmuesi gjerman është i pakënaqur te skuadra londineze dhe është në kërkim të një aventure të re për të luajtur më shumë.

Sulmuesi u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të ketë më shumë minuta për të qenë në formë të lartë për Kampionatin Botëror që mbahet këtë vit në Katar.