Skuadra e Napolit ka shprehur interesim për mesfushorin Kastriot Imeri, i cili është pjesë e skuadërs së Servettes që garën në elitën e futbollit zviceran.
Lajmi është bërë i ditur të martën nga “Calciomercatoweb”. Thuhet se Napoli gjatë kësaj jave po planifikon ta kontaktojë Servetten për Imerin, i cili më herët ka shprehur dëshirën të largohet nga ekipi zviceran.
Duke pasur parasysh se Imeri ka kontratë me Servetten deri në vitin e ardhshëm, te Napoli po shpresojnë se mund ta bindin ekipin zviceran në lirimin e tij për një ofertë prej pesë milionë eurosh.
Te Napoli po e shohin Imerin si zëvendësim për Piotr Zielinskin apo Fabian Ruizin, të cilët pritet të largohen nga ekipi italian këtë afat kalimtar.
Imeri në sezonin e shkuar ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar katër herë në të gjitha garat për Servetten.
Ai ka edhe një paraqitje me Përfaqësuesen A të Zvicrës. Interesim këtë verë për shërbimet e Imerit kanë shfaqur edhe Fiorentina, Torino e Club Brugge.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.