Sport

Ylli i basketbollit dënohet me nëntë vjet burgim

 

Një gjykatë në Rusi e ka dënuar të enjten yllin e basketbollit të femrave të SHBA-së, Brittney Griner me nëntë vjet burgim për posedim dhe kontrabandë të drogës.

Gjyqtarja Anna Sotnikova ka thënë se koha që Griner e ka kaluar në arrestim që nga muaji shkurt do t’i llogaritet në dënimin e saj, që e mori të enjten. Griner reagoi pas vendimit me emocione, verdiktin e të cilit e dëgjoi nga kafazi i pandehurit me një reagim në fytyrë.