Sport

Bashkimi angazhon Alihoxhiqin

 

Qendra Fahro Alihoxhiq është kthyer në basketbollin e Kosovës pas dy vjetësh. Alihoxhiq (208 cm), është prezantuar te skuadra e Bashkimit të hënën. Ai me ekipi nga Prizreni ka arritur marrëveshje për sezonin 2022/23, i cili nis në muajin e ardhshëm.

Alihoxhiq për dy sezone ka luajtur te Sigal Prishtina (2018-2020) duke e fituar titullin, kupën dhe Superkupën e Kosovës. Në sezonin e fundit, Alihoxhiq ka luajtur në kategorinë e dytë të Greqisë, te Charilaos dhe ka pasur një mesatare prej 13 pikëve e shtatë kërcimeve për ndeshje.