Sport

Torreira i bashkohet Galatasarayt

 

Lucas Torreira i është bashkuar Galatasarayt të hënën. Ai është transferuar nga Arsenali për rreth 8 milionë euro.

26-vjeçari zgjoi interesim edhe të disa klubeve italiane, por uruguaiani vendosi t’i bashkohet klubit turk. Me klubin e Superligës së Turqisë ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2025.