Sport

Brozoviq mund ta humbë fillimin e sezonit

 

Marcelo Brozoviq raportohet se mund ta humbasë ndeshjen hapëse të sezonit në Serie A. Ai ka pësuar lëndim në këmbën e djathtë dhe mund të mos paraqitet për ndeshjen që Interi e luan kundër Lecces në fundjavë.

Kroati 29-vjeçar humbi ndeshjen parasezonale kundër Villarrealit javë ne kaluar, ndërsa edhe të premten i është shfaqur i njëjti problem. Te Interi po paraqiten të kujdesshëm me lojtarët pasi dëshirojnë t’i kenë gati për ndeshjen derbi kundër kampionit të Italisë, Milanit, ndeshje e cila luhet më 3 shtator.