Sport

Kosova U18 udhëhoqi 9:4, në fund pësoi humbje të thellë

 

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në Evropianin e Divizionit B në Letoni. Të martë, Kosova U18 humbi nga Maqedonia Veriore me shifrat 39:16.

Në fakt Kosova ka nisur më mirë ndeshjen dhe ishte në epërsi deri në minutën e 15-të. Madje epërsia disa herë ishte pesë gola, 7:2, 8:3 e 9:4. Por pas minutës së 15-të lojtarët e Kosovës sikur u ndalën. Maqedonia e Veriut barazoi rezultatin në 9:9 në minutën e 16-të, ndërsa pjesën e parë e fitoi me rezultat 21:11. Epërsinë e lartë Maqedonia V. e mbajti edhe në pjesën e dytë.