Sport

Basketboll, edhe një amerikan për Ponten

 

Skuadra kosovare të basketbollit nuk kanë të ndalur sa i takon angazhimit të lojtarëve të huaj. Të martën mbrëma ishte Ponte Prizreni që prezantoi marrëveshjen me një basketbollist amerikan.

Bëhet fjalë për De Angelo Stewart, që prizrenasit menjëherë e prezantuan si “magjistari”. Stewart është i gjatë 196 centimetra, ndërsa ka luajtur në Gjeorgji e Portugali, pas karrierës në NCAA.